Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasja E. M., 25 vjeçe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç.
Raportohet se policia e Elbasanit ka referuar materialet në prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasen E. M..
Si pasojë e aksidentit të plagosur mbetën dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin që drejtohej nga 25-vjeçarja.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., 25 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin me drejtuese shtetasen E. M..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.