Sot do të shpallet zyrtarisht rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Komisioni Rregullator pritet të mblidhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të miratuar dhe vulosur përfundimisht formimin e Kuvendit të ri.

Pas këtij hapi, Presidenti Bajram Begaj do të dekretojë fillimin e legjislaturës së re.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, aleanca e Partisë Demokratike ka siguruar 50 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate ka fituar tre mandate, Partia Mundësia ka marrë dy mandate, dhe Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet kanë marrë nga një mandat secila.