FOTO ILUSTRUESE
Kombëtarja e Shqipërisë u kthye në fushë për të përgatitur dy sfidat e radhës, miqësoren me Gjibraltarin dhe atë me Letoninë për kualifikueset e Kupës se Botës.
Si pasojë e ndryshimit të papritur të listës dhe impenjimeve disa lojtarëve me skuadrat e klubeve, Silvinjo nuk e kishte të plotë grupin e skuadrës.
Me futbollistët në dispozicion, seanca e parë stërvitore ishte pa ngarkesë fizike. Lojtarët kuqezi ndoqën programin e stafit teknik mes palestrës dhe ushtrimeve me top.
Ngarkesa do të rritet në seancat e tjera, kur të plotësohet i gjithë ekipi.
Sfida e parë për kuqezinjtë është miqësorja kundër Gjibraltarit. Por e gjithë vëmedja drejtohet te përballja e 9 shtatorit kundër Letonisë për kualifikueset e Botërorit.
“Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3 pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.
Tifozët janë mbështetja jonë e madhe dhe mendoj se do të vijnë plot dhe do e mbushin stadiumin për të na dhënë ne përkrahje të madhe. Ne do japim nga nxehja maksimumin sepse ne duhen ato 3 pikë. Besoj se bashkë me tifozët do ia arrijmë”
“Ndaj Gjilbraltarit do e marrim si një test serioz për të parë se ku jemi. Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt dhe duhet të ruajmë tranzicionin negativ të atyre. Kënaqësi të luajmë në “Air Albania” dhe i mirëpresim të gjithë tifozët të na mbështesin”
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet deri të mërkurën, ditë kur do të niset drejt Gjibraltarit për sfidën miqësore të 4 shtatorit.