Policia e Malësisë së Madhe ka vijuar operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, gjatë të cilit janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, u zbuluan dhe u asgjësuan gjithsej 12,957 bimë narkotike, të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Në pranga ranë shtetasit: Elez Çulaj, 77 vjeç, Muho Çulaj, 72 vjeç, Fatmir  Senaj, 57 vjeç, Drita Senaj, 53 vjeç, Rezarta  Jacaj, 36 vjeç, Kujtim Laçaj, 60 vjeç, Elfajed  Halaj, 26 vjeç, Agron  Laçaj, 50 vjeç, Adrian  Çekaj, 22 vjeç, Gjelin Çekaj, 48 vjeç, Miranda  Çekaj, 25 vjeç, Pjetër Çekaj, 66 vjeç, Çun Halaj 70 vjeç dhe një 17- vjeçar.

Ndërkohë që u shpallën në kërkim edhe 10 të tjerë: A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.

Teksa policia po punon për arrestimin e personave të shpallur në kërkim, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara 12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.