Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Çermë Sektor. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një grua 47-vjeçare, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00, kur shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë shtetasja A. M., 37 vjeçe, një 15-vjeçar, si dhe vetë drejtuesi i mjetit. Të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, njofton policia