Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor M.A., i dyshuar pë veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Pas kallëzimit të shtetasit B.L., i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.