Pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, është zbuluar një lokal në Mbrostar, në Fier ku ushtrohej prostitucion.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit Osjon Puka, Klodjana Haskasa, Orkida Gajo, Ruth Mutesi, Shaluëah Nalutaaya. 3 prej të cileve ishin organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 2 shtetase nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.