Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Evis Sala zëvendëson Albana Koçiun në krye të dikasterit. Prezantimi i ministres është bërë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gjatë fjalës së saj ministrja e re e Shëndetësisë, Sala tha se është falënderuese për besimin e detyrës së re dhe se me besim dhe përkushtim do të çojë përpara projekte me rëndësi.

“Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha Sala.

Gjithashtu ajo renditi sfidat e saj, ku së pari tha se duhet zgjidhur patjetër çështja e rimbursimeve të barnave onkologjike.

“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.