FUSHË KRUJË-  Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës plasëse në qepenin e servisit të automjeteve në Fushë Krujë.

Lënda plasëse u vendos me 28 shtator në servisin e automjeteve në pronësi Alfred Gurra, në fshatin Luz.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Autoritetet kanë sekuestruar motomjetin, që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.

Aktualisht vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes./abcnews.al