Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një zonë të banuar të qytetit të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të fundit, ku një automjet “Fouristradë”, i parkuar buzë rrugës është hedhur në erë. Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Nga pamjet e siguruara nga Newsbomb shihet automjeti i shkatërruar pothuajse tërësisht. Siç shihet edhe në videot e mëposhtme copat e xhamit të makinës, metalit dhe sende të shumta janë shpërndarë gjithandej nëpër rrugë.