Ky është gjyqtari Astrit Kalaja, i Gjykatës së Apelit, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit, nga një person, i cili tashmë është vënë në prangat e policisë.
Sipas informacioneve të siguruara , gjyqtari Astrit Kalaja mbërriti në Spitalin e Traumës pa shenja jete. Ndërkohë, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të plagosur, por nuk ka ende informacioneve të sakta për gjendjen e tyre shëndetësore.