Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar për humbjen e jetës së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, si pasojë e plumbave që mori nga pala humbëse gjatë leximit të vendimit të gjykatës.

GJKKO në reagimin e saj, shkruan se shpreh me dhimbje dhe indinjatë të thellë reagimin ndaj ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku humbi jetën në mënyrë të dhunshme gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja.Ngjarja e sotme është një alarm për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

Gjyqtarët janë shtylla të sistemit të drejtësisë dhe garantues të shtetit të së drejtës, ndaj siguria e tyre personale është jo vetëm një detyrim institucional, por një domosdoshmëri për funksionimin normal të sistemit demokratik dhe sundimit të ligjit”, shkruhet në reagimin zyrtar të GJKKO-së.