Në Tiranë, mbahet Forumi i parë i Investimeve EU–ËB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor).

Një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që të transformohet potenciali i Ballkanit Perëndimor.

“Le ta çelim këtë horizont të ri me vepra dhe jo vetëm me deklarata. Pra le të punojmë së bashku jo vetëm për Europën që kemi trashëguar, por edhe për Europën që mund ta imagjinojmë së bashku”, u shpreh Rama.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit Edi Rama:

“Novacioni nuk e gjen veten të zhytur në pirgje letrash. Një vend ku projektet mund të shkojnë nga ideja në realizim. Një vend ku BE dhe rajoni i saj takohen jo vetëm për të folur për të ardhmen, por për ta bërë të ardhmen realitet. Europa nuk e ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon dot dhe ne në Ballkan mund ta kemi luksin të transformojmë potencialin tonë. Le të imagjinojmë një sistem të ndërlidhur ku përputhshmëria është transparente. Ku ligjet e tregu takohen në vlerat e tregut europian. Ne e dimë vendin tonë, po kërkojmë të ndihmojmë BE në përpjekjet e veta për ta ndërtuar këtë tryezë nga e para. Ballkani Perëndimor nuk është problem për t’u zgjidhur, por një zgjidhje që pret të realizohet. Për partnerët europianë nuk kërkojmë bamirësi, por vizion të njëjtin vizion që dikur bashkoi hekurin dhe çelikun për paqen…”, tha Rama, duke shtuar: “Siç thoshte Kamy, bujaria e vërtetë kundrejt së ardhmes është ti japësh gjithçka së tashmes. Fuqia e Europës duhet të matet nga shtrirja e imagjinatës, një imagjinatë që Ballkani Perëndimor e ka me bollëk. Njerëzit e pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin nevojën vetëm kur ia beh kriza. Dhe meqë ra fjala kriza është këtu. Pra le ta transformojmë krizën në vizion. Le ta çelim këtë horizont të ri me vepra dhe jo vetëm me deklarata. Pra le të punojmë së bashku jo vetëm për Europën që kemi trashëguar, por edhe për Europën që mund ta imagjinojmë së bashku”.