Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Manzë të Durrësit, ku mbetën të vrarë Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç.

Në kërkim është shpallur 21-vjeçari Daniel Pepa.

Ndërkaq, kamarieri ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

“Danieli me shokun e tij erdhën rreth orës 02:00 në lokal. Danieli më kërkoi t’i bëja një kafe. I thashë nuk ka kafe se e kam fikur ekspresin. Më tha ta ndizja dhe t’i shërbeja kafe. Nuk e ndez i thashë se do bëhemi gati të ikim. Me Danielin njihemi se jemi të së njëjtës zonë. Edhe Aranitin e njihja po pak. Jo ndize, se ndez i thashë. Aty ndërhyri Flori që ndodhej në lokal para këtyre dhe po rrinim bashkë. Flori u tha, çuna mos e zgjasni më se është ora 02:00 dhe ekspresi është fikur. Të tha kamarieri që është fikur. Kush je ti kush jam unë, ngecën me Florin. Pastaj situata degradoi. Se filluan të fyenin njëri-tjetrin. Më pas, Flori i qëlloi Aranitit, ndërsa Danieli qëlloi Florin. Kaq kam parë se kur nisën të qëllonin me pistoleta u përpoqa të ruhesha mos më kapte ndonjë plumb”, ka deklaruar ndër të tjera në polici kamarieri.