Një 31-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte bërë gati kanabisin për shitje.
I riu me iniciale J. Ç., siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, teksa policia e gjeti të futur në valixhe.
3.6 kg Cannabis (të ndarë në doza), peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë, janë sekuestruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.