Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit A.Ç në Tiranë pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë para shtetasit A.S.
Autoritetet i kanë referuar materialet në Prokurori deri në një vendim final ndaj 51-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. S.






