Arkipelagu i Seychelles, në verilindje të Madagaskarit në Oqeanin Indian, është vendi me numrin më të madh të vaksinuarve në botë. Rreth 71% e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID, dhe 62% janë vaksinuar plotësisht.
Nga këto, 57% kanë marrë vaksinën Sinopharm dhe 43% AstraZeneca. Por pavarësisht kësaj, vendi ka regjistruar rritje të rasteve, me 37% të rasteve të reja aktive dhe 20% e rasteve të shtruar në spital janë të vaksinuar plotësisht.
Vendit ka rikthyer sërish kufizimet.
Por cilat janë arsyet?
-imuniteti i tufës nuk është arritur ende
-Imuniteti i tufës mund të jetë i pamundur për shkak të efikasitetit joadekuat të dy vaksinave që përdoren
-variantet që i shpëtojnë mbrojtjes së vaksinave janë dominuese në Seychelles
-varianti indian B1617 po përhapet me shpejtësi, i cili është edhe më infektues se variantet e tjera
-dështimet masive të logjistikës të nevojshme për transportin dhe magazinimin e vaksinave, ka të ngjarë të ketë ndikuar në mos efektivitetin e vaksinave.
Çfarë na tregon përvoja e vendit në lidhje me variantet, efikasitetin e vaksinave dhe imunitetin e tufave?
Variantet mund t’i shpëtojnë mbrojtjes së vaksinave
Ka raporte të variantit të Afrikës së Jugut B.1.351 që qarkullon në Sishel. Ky variant ka treguar se i shpëton mbrojtjes së vaksinave të të gjitha varianteve COVID deri më tani.
Sipas një studimi AstraZeneca ka 0-10% efikasitet kundër variantit afrikan, duke bërë që qeveria e Afrikës së Jugut të ndalojë përdorimin e vaksinës në shkurt. Efikasiteti i vaksinës Sinopharm kundër këtij varianti ende nuk dihet, por studimet laboratorike tregojnë se vaksina nuk siguron shumë mbrojtje, bazuar në testet e gjakut.