Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re sa përket zëvendënës kryeministres Belidna Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se akuza është dy herë per shkelje e barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur sot 2 masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike në 31 tetor 2025. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.