Përfshihet nga flakët, një mjet tip autoboti me gaz në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Fatmirësisht nuk ka patur shpërthim çka do të kishte edhe pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera dhe drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këta aks rrugor, apo edhe për kalimtarë të rastit.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve dhe përcaktimi i një zone e sigurie kanë bërë të mundur evitimin e një tragjedie. Ndërkohë nuk dihen shkaqet përse mjeti më gaz u përfshi nga flakët.