Në konferencën e zhvilluar këtë të hënë me temë “Cilësia e Drejtësisë”, Antonio Gonzato u shpreh se mungon infrastruktura fizike dhe se kjo është një domosdoshmëri.
Gjithashtu ai nënvizoi se është shumë rëndësishme që të ulet stoku i dosjeve, ndërsa shtoi se është e nevojshme që të ketë më shumë prokurorë e këshilltarë.
“Drejtësia dhe dhënia efikase e drejtësisë është prioritet. Duhet të merret parasysh sot duke pasur parasysh faktin që Shqipëria kërkon të bëhet anëtar i BE, në të ardhmen e afërt qytetarët e BE mund të dëshirojnë të krijojnë biznese me Shqipërinë, të blejnë tokë në Shqipëri, dhe kjo do të thotë që ju duhet të jeni të familjarizuar me rregullat e brendshëm të BE, me standardet për rregullat e konsumatorëve dhe jemi të vetëdijshme që kjo përbën edhe një sfidë”, tha ai.






