Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi se mbështetja e vazhdueshme amerikane për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri synon forcimin e drejtësisë, luftën kundër narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.Sipas njoftimit, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, përgëzoi kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, duke theksuar rolin thelbësor të këtij institucioni në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin.

Ambasada nënvizoi se funksionimi i një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm është kyç për stabilitetin demokratik dhe për krijimin e një mjedisi ku bizneset amerikane mund të zhvillohen dhe të konkurrojnë në mënyrë të ndershme në Shqipëri.Njoftimi i Ambasadës:

Sot, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, dhe diskutoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua se mbështetja afatgjatë e SHBA-së për reformën në drejtësi dhe institucionet e sundimit të ligjit avancon prioritetet e Presidentit Trump, përfshirë çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Gjykata Kushtetuese luan një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin dhe në ruajtjen e një sistemi ligjor të drejtë, të parashikueshëm dhe funksional, i cili krijon një mjedis të favorshëm për zhvillimin e biznesit amerikan në Shqipëri