Prindërit në Shqipëri kanë mundësinë të përfitojnë një rimbursim të taksave për shpenzimet e fëmijëve, një proces që realizohet përmes deklaratës vjetore të të ardhurave, me afat deri më 31 mars. Megjithatë, jo të gjithë kualifikohen.
Eksperti Edvin Stefani në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” sqaroi mekanizmin, procedurën e aplikimit dhe rastet specifike kur prindërit përjashtohen nga kjo skemë.
Baza e këtij mekanizmi është rimbursimi i një pjese të tatimit mbi të ardhurat personale që është paguar gjatë vitit. Aplikimi nuk kërkon një proces më vete, por është i integruar brenda deklaratës vjetore tatimore, e cila plotësohet online.
Duke deklaruar shpenzimet e zbritshme për fëmijët, sistemi i tatimeve rillogarit detyrimin vjetor. Nëse rezulton se individi ka paguar më shumë tatim sesa detyrimi i ri i llogaritur, diferenca i kthehet mbrapsht në llogarinë bankare të deklaruar.
Aplikimi bëhet përmes deklaratës vjetore, e cila në fakt përbën taksimin real të individit, i cili dorëzohet deri në 31 mars. Me të bërë deklaratën, deri në 31 mars, eventualisht, tatimet, në rastin kur përfitohet tatimi, marrin informacionin, të cilin ne e kemi depozituar numrin e llogarisë, ku ne duam të na vijnë paratë dhe në vijimësi tatimet rimbushsojnë shumën e paguar.
PJESË NGA INTERVISTA
Pra, mjafton vetëm bërja e kërkesës?
Edvin Stefani: Bërja e deklaratës. Deklarata bëhet online. Deklaratën duhet ta bëjnë të gjithë prindërit që kërkojnë të përfitojnë nga ky kompensim. Pavarësisht në parim, në parim, të gjithë prindërit kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Kuptohet që ka disa raste në të cilat ë nuk përfitohet, por unë do ta thosha që më saktë është kështu që skema parashikon që kthehet një pjesë e tatimit të paguar gjatë vitit.
E formuluar në këtë mënyrë, ne kuptojmë që për shembull, persona të cilët kanë pasur paga nën 50.000 lekë të reja, e kanë përfituar zbritjen gjatë vitit. Pra, ata persona nuk kanë paguar tatim gjatë vitit. Në këtë mënyrë, këta persona nuk janë, nuk kanë pse të kërkojnë një kthim tatimi, sepse nuk kanë paguar tatim gjatë vitit. Po ka dhe disa raste të tjera të cilat sjellin në mënyrë eventuale mungesën e mos arsyes për ta bërë një gjë të tillë. Pra nuk ke arsye të bësh një kërkesë të tillë.
Kur nuk ka arsye për ta bërë një kërkesë të tillë
Edvin Stefani: Dy bashkëshortë. Njëri prej bashkëshortëve ka një biznes, person fizik, biznesi i lagjes. Bashkëshortja ka një pagë. Dhe këta të dy kanë dy fëmijë dhe kërkojnë 96.000 lekë të reja shpenzime të zbritshme, zbritje tatimore. Tani, ligji thotë që deklaratën duhet, zbritjen duhet ta bëjë bashkëshorti me të ardhura më të mëdha. I takon bashkëshortit, i cili duhet ta bëjë tek deklarata e biznesit të personit fizik. Mirëpo bashkëshorti, meqë, duke supozuar që e ka qarkullimin nën 14 milionë lekë të reja, nuk ka paguar tatim gjatë vitit si rezultat i zbritjes që është akorduar për bizneset nën 14 milionë lekë.
Edhe ky është një rast në të cilin bashkëshorti do t’i deklarojë fëmijët, por nuk ka çfarë përfiton, kërkon mbrapsht sepse nuk ka paguar tatim. Pasi gjatë gjithë vitit nuk ka paguar tatim. Pra, është thjesht se bashkëshorti ka përfituar gjatë vitit duke mos paguar tatim.
Atëherë meqenëse ligji thotë që përfitimin e merr bashkëshorti me të ardhurat më të mëdha, atëherë bashkëshorti me të ardhura më të mëdha nuk ka paguar tatim. Për këtë arsye eventualisht bashkëshorti me, ky çift nuk ka pse të përfitojë.
Rasti që unë sapo solla ishte pikërisht një person fizik, supermarket i lagjes, i cili nuk ka paguar tatim, sepse në këndvështrimin e ligjit, personi fizik nënkupton personin individ, por edhe personin fizik sipas ligjit për shoqëritë tregtare, bizneset e vogla. Kjo do të thotë që 48.000 lekëshi i jepet bashkëshortit ashtu si dhe bashkëshortes. Por nëse bashkëshorti ka një aktivitet i cili ka një qarkullim të lartë, kuptohet më të madh se sa rroga e bashkëshortes, por nën 14 milionë lekë të reja, bashkëshorti nuk ka paguar tatim. Ai do t’i vendosi këto 48.000 lekë herë tre në këtë rast, se duan për tre fëmijë, por nuk përfiton sepse nuk ka çfarë tatimi të ketë paguar që t’i kthehet mbrapsht.
Pas aplikimit?
Edvin Stefani: Pas aplikimit, atëherë, le të sqarojmë, aplikimi është kështu, ne dorëzojmë, një individ, sidomos i referohem këtyre individëve të cilët nuk kanë bërë deklaratë ndonjëherë. Sepse ka një pjesë të madhe, kjo prek, pikërisht pra kjo prek shumë individë të cilët kanë fëmijë, por i kanë për shembull të ardhurat nën 1.2 milionë lekë dhe nuk e kanë pasur të nevojshme të bëjnë deklaratë. Këta është një bazë e madhe, numër i madh tatim, individësh. Këta duhet të, unë i këshilloj si herë të parë t’ia adresohen ndonjë zyre konsulence, megjithatë, procesi është ky: në e-Albania shkarkohet certifikata familjare, pastaj shkohet në e-filing, tatimet, dhe aty plotësohen të dhënat e certifikatës, pra, atësia e tjerë e tjerë.
Me të bërë këtë gjë, përmes, përsëri përmes e-Albania-s, aksesohet deklarata, bëhet deklarata. Procesi i bërjes së deklaratës kalon në këto faza: aktivizohet njëherë deklarata, pra nëse ti do ta bësh, dhe me ta aktivizuar, ti bën deklaratën. Me të bërë, çfarë ka në deklaratë? Në deklaratë janë të gjithë pagat që ke përfituar gjatë vitit, të ardhurat për të cilat është mbajtur tatim në burim dhe mjafton që t’i japësh “OK” për çdo gjë dhe deklarata të kërkon në një moment të caktuar, në rubrikën 22, të vendosësh vlerën 48.000 lekë për fëmijë. Pra unë për shembull kam dy fëmijë, do të vendos 96.000 lekë. Gjithashtu kërkohet dhe shkollimi i fëmijëve në rubrikën 23. Në rubrikën 23 shënohen vlerat, në deklaratë, plotësohet. Dhe me të plotësuar këtë gjë, çfarë ndodh? Në deklaratë llogaritet, si rezultat i 48.000 lekëshit dhe 50.000 lekëshit, llogaritet një tatim pak më i vogël se sa ai që të është mbajtur gjatë vitit. Kjo diferencë paguhet, kthehet mbrapsht.






