Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e plagosjes së regjistruar në Durrës, ku një vajzë mbeti e plagosur pas një konflikti me babanë e saj.
Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.Durrës / Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.






