Rumania kaloi Gjermaninë dhe mban aktualisht vendin e tretë të klasifikimit botëror për konsumin e birrës për banor, sipas një studimi vjetor nga “Kirin Beer University” publikuar nga BBC Scienze Focus Magazin.

Rumunët, me 100,3 litra secili, renditen pas çekëve, për vite me radhë të paarritshëm në renditjen speciale që konsumojnë 188,6 litra për banor në vit, dhe austriakët, akoma me 107,8 litra.

Italia nuk ndodhet në dhjetëshen e parë, ku bëjnë pjesë Gjermania, Polonia, Namibia, Irlanda, Spanja Kroacia dhe Letonia.