David dhe Victoria Beckham po konsiderojnë mundësinë e veprimeve ligjore ndaj djalit të tyre, Brooklyn Beckham, pas postimeve të tij në rrjetet sociale, ku i akuzonte se kontrollonin jetën e tij dhe përpiqeshin të prishnin martesën e tij me Nicola Peltz.

Sipas Heat Magazine, ish-futbollisti dhe bashkëshortja e tij, stiliste mode, po përpiqen të mbrojnë imazhin e tyre publik dhe markën personale pas këtyre akuzave. Një burim pranë familjes tha se çifti është duke zhvilluar takime të vazhdueshme me këshilltarë për të vendosur mënyrën më të mirë për të menaxhuar situatën.

“David dhe Victoria janë mbyllur në takime me këshilltarë që nga momenti i ngjarjes, duke shqyrtuar të gjitha opsionet se si të përgjigjen dhe si të mbajnë imazhin familjar,” tha burimi.

Ai shtoi se prindërit do të preferonin të linin situatën të qetësohej pa e bërë publike, për të shmangur spekulimet. Megjithatë, nëse Brooklyn dhe Nicola bëjnë një deklaratë publike të plotë ose sulme më agresive ndaj tyre, David dhe Victoria mund të detyrohen të përdorin avokatët.

Burimi thekson se një lëvizje e tillë ligjore do të ishte shumë e dhimbshme për familjen. “Ideja për të marrë masa ligjore ndaj djalit të tyre është shkatërruese dhe e vështirë për t’u përballuar; ata nuk duan të hyjnë në një konflikt me të, kjo është me të vërtetë e dhembshme,” tha ai.

Megjithatë, sipas të njëjtit raport, veprimet e Brooklyn janë parë si të papranueshme, dhe David dhe Victoria janë këshilluar se mund të kenë një bazë për një çështje të shpifjes. Ka një presion të madh për të shqyrtuar seriozisht opsionet ligjore./ E.K
Burimi:Heat Magazine