Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, nuk është më në detyrën që mbante pranë kreut të qeverisë, Edi Rama.
Largimi i tij mësohet ka ardhur si rezultat i dorëheqjes, ndërsa arsyet nuk janë ende të qarta.Sakaq, raportohet se ai do të zëvendësohet në detyrë nga Elsonida Rama.
Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgën në këtë detyrë.






