Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nga Kryesia e Kuvendit, për nismën ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese.Në fjalën e tij, Rama u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, duke u shprehur se ka qenë vetë ai që ia ka refuzuar vetë të treja herët.
“Sa i përket rastit konkret, ky është një tjetër proces. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen.“






