Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka ndërruar jetë një 16 vjeçar dhe është plagosur një 18 vjeçar.
Ditën e sotme, në vendin e aksidentit kanë mbërritur të afërm dhe banorë të zonës të cilët kanë vendosur shenja përkujtuese në vendin ku ndodhi.
Lidhur me ngjarjen e rëndë është prononcuar për Fax Neës edhe kuzhinierja e lokalit ku punonte si kamarier 16 vjeçari që vdiq.
“Do vemë në një vend të mirë se nuk jam mirë, kam parë ëndërr më thoshte djali. Burri im ka vdekur në këtë rrugë, edhe asgjë nuk është bërë”- u shpreh qytetarja.