Home AKTUALITET POLITIKË Nishani sulmon hapur Bashën: Është hipokrit, të dalë para shqiptarëve dhe të...

Nishani sulmon hapur Bashën: Është hipokrit, të dalë para shqiptarëve dhe të thojë që nuk është shantazhuar nga Berisha!

15

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka quajtur hipokrit qëndrimin e Lulzim Bashës pas shpalljes non grata nga SHBA-të të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nishani tha se Basha duhet të dalë para shqiptarëve dhe të thojë nëse është ndikuar apo shantazhuar nga Berisha në vendimet e forta politike që ka marrë gjatë drejtimit të PD-së.

“Unë kam një histori personale bashkëpunimi me z Berisha. Unë president, z.Berisha kryeministër. Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën. 

Basha është treguar hipokrit në qëndrimin e tij ndaj vendimit të DASH-it për Berishën. Zoti Basha duhet të dalë sot përpara shqiptarëve dhe të thojë nëse është ndikuar, shantazhuar nga zoti Berisha në vendimet shumë të forta politike që ka marrë”, u shpreh Nishani.

Grupimi “Për PD” është duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi, ku kërkuan dhe rikthimin në garë të kandidatit Ibsen Elezi, i cili u përjashtua nga Kryesia e PD-së.

Harxhi nga ana e saj kërkoi një debat publik me Lulzim Bashën, i cili derimë tani e ka refuzuar, ndërsa tha se garën për kreun e Partisë e ka vetëm me të dhe jo me dy rivalët e tjerë në garë, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

“E kam kërkuar dhe e sfidoj zotin Basha për një përballje.Zoti Basha të gjejë vendin apo strukturën e PD-së ku të zhvillojmë së bashku një debat publik dhe ta realizojmë”, u shpreh Harxhi gjatë fjalës së saj.