Sipas policisë, Sabah Nuzi është porositësi i vendosjes së sasisë së tritolit, por ai urdhrin e ka marrë nga një tjetër person ende i paidentifikuar nga policia. Për këtë ngjarje u arrestuan 7 persona, të cilët janë njohje personale e Nuzit dhe kanë mundur të zhvillojnë takime në burgun e Fushë-Krujës me të, nga ku kanë marrë edhe porosinë për vendosjen e tritolit.

Sipas burimeve, autori që vendosi tritolin, Jurgen Gjonaj i kishte një borxh Nuzit dhe do ta shlyente duke i marrë përsipër vendosjen e tritolit në mjetin e Klosit.

Sipas burimeve policore Klosi dhe Nuzi nuk kishin njohje, por i paraburgosuri për vrasjen e Klevis Lleshit, dyshohet se ka marrë porosi nga një tjetër person për sulmin ndaj Klosit

GEAM Sh.p.k