4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19 mars.
Nga burime zyrtare mësohet se shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Sipas të njëjtave burime, zyrtari është shpallur në kërkim pasi policia nuk e ka gjetur në banesën e tij apo në vendin e punës.edhe pamjet që ka mundur të sigurojë gazetari Merin Maçi, të cilat i përkasin shtëpisë që ishte shndërruar në një laborator për kultivimin e kanabisit./ Klan






