Nuk na ndan shumë nga protesta e opozitës. I thirrur nga Partia Demokratike, tubimi do të nisë rreth orës 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë, një protestë ashtu si edhe herën e kaluar, ku nuk do të ketë fjalime.

Deputetët dhe mbështetësit e saj do të grumbullohen fillimisht në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa detajet mbi vijimin dhe skenarin e protestës pritet të bëhen të qarta gjatë zhvillimit të saj.Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shumta për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me ai i protestave të mëparshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo incident gjatë tubimit.

GEAM Sh.p.k