Nga Blerina Cene

“Procesi i vettingut mbylli dyert përgjithmonë, duke lënë pas një drejtësi që lëngon për gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë.  Në një kohë kur në Apelin e vetëm të vendit numri i dosjeve ka shkuar në rreth 46 mijë, vlen të thuhet se sistemi është në kolaps total.”

“Në vitin 2025 kjo gjykatë funksionoi me mesatarisht 27 gjyqtarë nga 78 të tillë që ka organika normale. Këta gjyqtarë gjykuan 11.114 çështje. Kur mesataraja arrin shifrën prej 1700 çështje për gjyqtarë, kjo tregon që ngarkesa është jashtëzakonisht e lartë”, u shpreh Edlira Petri, gjyqtare e Apelit.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N448205.5163496VIZIONPLUS/B35332874.441250600;dc_ver=106.314;dc_eid=40004001;sz=300×250;u_sd=2.813;nel=1;dc_adk=4246734087;ord=cads1q;uach=WyJBbmRyb2lkIiwiMTYuMC4wIiwiIiwiU00tUzkxOEIiLCIxMzYuMC43MTAzLjEyNyIsbnVsbCwxLG51bGwsIiIsW1siQ2hyb21pdW0iLCIxMzYuMC43MTAzLjEyNyJdLFsiU2Ftc3VuZyBJbnRlcm5ldCIsIjI5LjAuMS4xMiJdLFsiTm90LkEvQnJhbmQiLCI5OS4wLjAuMCJdXSwwXQ..;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fgjykata-e-apelit-ne-kolaps-numri-i-dosjeve-te-akumuluara-ka-shkuar-ne-46-mije%2F$0;xdt=0;crlt=ZlX)LMMAKW;stc=1;chaa=1;sttr=2;prcl=s

Rreziku më i madh në këto kushte është humbja e besimit të qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë.

“Reforma në drejtësi ishte e domosdoshme, por fillimi i saj dhe procesi i vettingut, nuk janë të mjaftueshme. Drejtësia do duhet të funksionojë në vijimësi, organet e qeverisjes dhe vetë gjykatat do duhet të punojnë në vazhdimësi për ta konsoliduar dhe për ta mbajtur besimin e publikut dhe jo për ta humbur atë dhe ne rrezikojmë në këtë situatë që ta humbasim atë besim, pa fajin e trupës gjyqësore, por për shkak të mungesës së reagimit në kohë për të normalizuar situatën ne gjykata”, tha Petri.

Ky boshllëk nuk u parashikua nga hartuesit e reformës në drejtësi, por një mekanizëm që do ta shpëtonte drejtësinë do të ishte harta e re gjyqësore.

Megjithëse përmes skemës së delegimeve dhe emërimeve në fund të vitit 2025 KLGJ e shtoi trupën gjyqësore me 14 gjyqtarë të rinj dhe me ndihmës ligjorë, sërish dita kur Apeli të ketë organikën e plotësuar me gjyqtarë, duket e largët. Gjyqtarja Edlira Petri thotë se ndjen një peshë të madhe përgjegjësie për padurimin e qytetarëve që kërkojnë të marrin drejtësi.

“Edhe gjyqtarët janë njerëz dhe të punuarit për vite me radhë në një krizë të vazhdueshme, sjell domosdoshmërisht lodhjen. Ne nuk mund ta injorojmë që lodhja ka efektin e saj edhe në cilësinë dhe në kushtet në të cilat bëhet drejtësia. Është e padrejtë që kësaj trupe gjyqësore që punon me kapacitet të plotë dhe përtej normalitetit të marrë mbrapsht urrejtjen e qytetarëve”, tha jgjyqtarja Petri.

Shqetësim serioz është infrastruktura. Kjo provohet edhe nga pamjet e dhomës së vogël të këshillimit që po ashtu është e përmbytur nga dosjeve. Në këtë ambient me përmasat 1 me 1, togat e zeza marrin vendimet e formës së prerë.

“Gjykata vazhdon ta ushtrojë aktivitetin e saj në këtë godinë tërësisht të papërshtatshme, me mungesë serioze të ambienteve të punës, me 8 salla gjykimi, salla që nuk ofrojën standarde të mjaftueshme për akses, siguri dhe dinjitet profesional. Siguria e gjyqtarëve lidhet drejtëpërdrejtë me garantimin e ushtrimit të detyrës në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Një gjyqësor i pasigurt ndikon drejtëpërdrejtë në dhënien e drejtësisë. Janë marrë disa masa, disa masa minimale për sa mund të merren në një godinë të tillë. Di që Këshilli i Lartë Gjyqësor është në një proces për një projekt afatgjatë”, tha Petri.

Koston nga mali i dosjeve, mungesa e magjistratëve, infrastruktura e munguar e vujanë qytetarët shqiptarë. Megjithë startegjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor të miratuar në vitin 2023, masat nuk duken të kenë dhënë efekt./vizionplus.tv

GEAM Sh.p.k