Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri.

Braçe u shpreh se çështje të tilla kërkojnë përgjegjshmëri të lartë dhe nuk duhet të përdoren në mënyrë që të krijojnë panik te qytetarët.

Gjithashtu ai kritikoi mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Kuvend, duke u shprehur se që prej muajit shkurt ka kërkuar një  interpelancë me të.

Po ashtu ai është shprehur se iu deshën 6 jave për të marrë informacion, duke theksuar se kjo nuk është e pranueshme të pritet e 6 javë të tjera  për praninë e ministrit në Kuvend

Braçe: Kam që në muajin shkurt që kërkoj interpelancë me ministrin e bujqësisë. Çështjet për të cilën e kam thirrur ka të bëjë drejtpërdrejtë me ushqimin.

Në këtë situatë mund të lëvizë ministri i Jashtëm, i mbrojtjes, por i Bujqësisë. Në fillim ishte në Bruksel. Sot me thonë se është në Kosovë. Agjendën time nuk e bën ministri.

Do të kërkoja që kjo gjë të mos ndodhë më. Mu deshën 6 javë të marrë informacion. Tani do të pres 6 javë që ministri do të vijë këtu. Kjo nuk mund të ndodhë.

GEAM Sh.p.k