Në daljen e ministrave përpara medias, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u ndal te baza e Kuçovës.

Ai u shpreh se nëse SHBA do të kërkojë ta përdorë këtë bazë, atëherë Shqipëria do ta vlerësojë kërkesën.

“Republika e Shqipërisë ka marrëdhënie strategjike me SHBA-në. Që nga viti 2015 kemi marrëdhënie strategjike me ta, përtej angazhimit tonë në NATO. Mbetet për t’u vlerësuar dhe për t’u parë nëse vjen një kërkesë e tillë nga pala amerikane. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s. Besoj se e gjithë vendimmarrja me këtë gjë, lidhet edhe me angazhimin e Shqipërisë në aleancë”, tha Nufi.

GEAM Sh.p.k