Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 47-vjeçar, Giacomo Bongiorni, është vrarë brutalisht nga një grup të rinjsh, ndërsa ndodhej së bashku me partneren dhe djalin e tij 11-vjeçar, i cili ka parë të gjithë skenën.

Partnerja e tij, Sara Tognocchi, e tronditur ka rrëfyer momentet e tmerrit, duke thënë: “Do të duhej të martoheshim, e vranë para syve të mi.”

Ajo shtoi: “Ishim në shesh, na rrethuan dhe na sulmuan. Fëmija përpiqej të ngrinte babanë nga toka, ishte e tmerrshme. Jemi të shkatërruar. Më thoni që është vetëm një ëndërr e keqe.”

Sipas dëshmive, djali 11-vjeçar ka mbetur në gjendje shoku dhe është dërguar në spital për trajtim.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta edhe në komunitetin lokal në qytetin e Massa, ku viktima njihej si person i qetë dhe i dashur nga të gjithë.

Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen dhe kërkojnë identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit.

GEAM Sh.p.k