Protesta e opozitës, u shoqërua me dhunë e përplasje. është proceduar Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe Aulon Kalanë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, proceduar penalisht 15 shtetas të tjerë.
Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotovë dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.






