Të shtëna me armë janë regjistruar sot në Kamëz, ku një person ka mbetur i vrarë.
Personi i plagosur ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Mesohet se personi që ka ndërruar jetë ështe identifikuar si Ardian Baloshi. Autori është identifikuar si Sadik Llanaj dhe policia po punon për kapjen e tij.
Nderkaq Amarildo Vukaj eshte shoqeruar ne polici si deshmitar okular i ngjarjes.
Dyshohet se konflikti mes autorit dhe viktimës të ketë nisur për një lojë kalçeto.






