Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë testimeve të realizuara në 24 orët e fundit kanë rezultuar 50 persona pozitiv me virusin SARS Cov2, të shpërndarë përkatësisht në këto bashki: Elbasan 31 raste, Librazhd 12 raste, Gramsh 7 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që nga fillimi i pandemisë në 730 persona.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet.
Të gjithë qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.