Në Tiranë u mbajt protesta e 29-të kombëtare, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, si edhe ndryshimi i kastës së vjetër politike.

Mes pankartave dhe thirrjeve të protestuesve, një moment krejt i papritur ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ka sjellë emocione të veçanta.

Një djalë i ri ka zgjedhur mesin e protestës për t’i propozuar për martesë partneres së tij, duke e kthyer për disa çaste tubimin në një skenë emocionesh dhe duartrokitje

I riu është ulur në gjunjë dhe ka nxjerrë unazën, duke e surprizuar plotësisht të dashurën e tij, e cila, e emocionuar dhe mes brohorimave të protestuesve përreth, e ka pranuar propozimin.

Pas këtij momenti, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje dhe urime për çiftin e ri.

GEAM Sh.p.k