Sot mbahet dita e 35 e protestës në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë në “News24”, foli për protestën para Kuvendit e cila u shoqërua me tensione e përplasje.
Ai theksoi se protestuesit janë dhunuar dhe kjo është një gjë skandaloze. Gjithashtu shtoi se protesta i ka shpallur luftë establishmentit 35-vjeçar.
“Qytetarët kanë shkuar t’i kërkojnë llogari atyre që kanë zgjedhur. Unë kam qenë vetë atje atë ditë. Ka sulmuar policia e shtetit. Por i gjithë eskalimi i situatës është provokuar, Janë shkelmuar gra e pleq. Nuk ka ndonjë lajm të jashtëzakonshëm për faktin që qytetarët protestojnë. Kryeministri flet për një realitet anormal. Kemi marrë vesh se në paraburgim janë dhunuar protestuesit e arrestuar. Njerëzit që duhet të presin drejtësi, dhunohen nga ata që presupozohet se duhet të jenë mbikëqyrës. Kemi marrë vesh se ka pasur të dhunuar brenda paraburgimit dhe nuk kemi një reagim zyrtar”, tha mes të tjerash ai.






