Erjon Murataj në një intervistë në “News24” u shpreh se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.

Gjatë intervistës theksoi se Ergys Agasi, Belinda Balluku dhe çdo kryetar bashkie që ka vjedhur duhet t’i dorëhzohet drejtësisë.

“Diaspora i jep shpresë shqiptarëve, i jep energji protestës. Por ditën që i shkel dinjitetin njerëzi i shkel nderin ky popull ngrihet dhe të rrëzon, të rrëzon me kulturë, me qëndresë dhe në rast se është nevoja edhe me luftë. Nuk besoj se do jetë nevoja të shkojmë deri të lufta. Por sot në orën 19:00 çdo qytetar duhet t’i bashkohet protestës. Ajo protestë është e gatshme të negociojë vetëm nëse i drejtësisë Ergys Agasin , Belinda Ballukun dhe çdo kryetar bashkie që ka futur duart në xhepat e qytetarëve nëpërmjet taksave. Por dje është miratuar një vendim nga grupi koordinues i protestës. Zero negociatë me Edi Ramën, Të japë dorëheqjen të marrë edhe Saliun me vete dhe të çlirojë shqiptarët”, tha ndër të tjera ai.

© BalkanWeb

GEAM Sh.p.k