Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për akordimin e 4 milionë eurove nga fondi rezervë i shtetit për organizimin e koncertit të Kanye West, duke e cilësuar vendimin të domosdoshëm për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të garantuar zhvillimin e aktivitetit.
Rama ëhstë justifikuar para akuzave se paratë mund të ishin përdorur në shëndetësi, ku të sëmurët përballen me mungesë infrastructure dhe medikamentesh, duke u shprehur se fondi u përdor “në minutën e fundit” për të mos turpëruar vendin përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga 80 shtete, të cilët kishin blerë biletat për koncertin.Rama sulmoi ashpër protestuesit, duke i quajtur “sorra dhe korba”, ndërsa akuzoi se ata po manipulojnë opinionin publik dhe po përdorin protestën qytetare për interesa politike.
Në përfundim, Rama deklaroi se ata që, sipas tij, kanë “privatizuar protestën qytetare” synojnë të ndalin zhvillimin e vendit, duke shtuar se “Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht”.






