Sot mbahet gjyqi në themel për ish-presidentin Ilir meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO.
Monika Kryemadhi ka mbërritur për seancën, teksa ka vendosur të shkojë me një bluzë me mbishkrimin “Është një ditë e mrekullueshme”.
“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen, do t’i zbërthej manipulimet që janë bërë”, tha Kryemadhi.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se procesi ka nisur tashmë, të pranishëm në seancë janë të dy, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Ilir Meta ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati Bujar Musta, kjo pasi vendosi të mos bashkëpunojë më me Kujtim Cakranin.
Aktet janë gati prej kohësh, por mbrojtësi juaj ka refuzuar t’i marrë.
Gjykata: Mund të paraqitet avokati për t’i marrë, ose ua vëmë në dispozicion në paraburgim.






