Tensioni dhe revolta popullore po kulmojnë sërish në kryeqytet. Protestuesit sapo kanë nisur marshimin masiv drejt godinës së Kryeministrisë, duke shënuar kështu nisjen e një tjetër dite qëndrese të vendosur.
Me thirrje të fuqishme, turma e qytetarëve po përparon përgjatë bulevardit kryesor duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Në kor dëgjohen thirrjet e përsëritura dhe të tensionuara: “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!”






