Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç tashmëndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Njëri prej tyre është plagisur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç tashmëndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Njëri prej tyre është plagisur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.






