Punonjës të bashkisë së Prrenjasit, antarë të këshillit bashkiak të PS Prrenjas dhe qytetarë jane hedhur në protestë pasi deputeti që ata votuan verbërisht Arbjan Mazniku bëri me dije se në kuadër të reformës territoriale bashkia e Prrenjasit do të shkrihet dhe do të bëhet një me bashkinë e Librazhdit!
Deklarata e drejtuesit politik të PS Elbasan, njëherësh deputet i qarkut të Elbasani ka shqetesuar të gjithë administratën, antarët e këshillit bashkiak e qytetarë që kanë shprehur mos dakordësine e tyre lidhur me propozimin e Maznikut, deputetit të tyre të dashur që ata votuan me 100% të votave në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Besimi i verbër që banorët e Prrenjasit kanë pasur ndër dekada tek PS duke i votuar masivisht duket se këtë herë po i kthehet në `mallkim` pasi me miratimin e reformës territoriale nga mazhoranca qindra punonjës do të humbasin vendet e punës që kanë në administratë. Për banorët e njësive administrative që janë në zona të largëta marrja e shërbimeve në bashkinë e Librazhdit do të shtojë kostot e tyre ekonomike .
Edhe pse kane kaluar disa ore nga protesta e banorëve të Prrenjasit askush nga deputetet e PS Elbasan nuk e ka vënë ujin në zjarr ti japi një përgjigje, çka le të aludohet se mendimi i tyre pasi votojnë verbërisht të njëjtën forcë politike prej 35 vitesh nuk i intereson askujt.






