Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendit sulmoi ashpër socialistin Taulant Balla.
“Parafolësi (Balla) është përfaqësuesi më i shëmtuar i krimit. Ai është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.
Parafolësi është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i dokumentit të asaj që u quajt ‘bundra’, por që personazhi i vërtetë ‘bundra’ është parafolësi. Pse thua ti zotëri? Shko në gjyq dhe bëj avokatin e tij. Të lexoj pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Ata që janë atje kërkojnë fundin e parlamentit, pasi përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.”, tha ai.
© BalkanWeb






