Po mbahet mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarë të mbledhur në Tiranë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. Ashtu si në netët e mëparshme, protestuesit janë grumbulluar në Sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku po vijon tubimi.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për situatën ekonomike, rritjen e kostove të jetesës dhe nivelin e pensioneve. Një pensioniste nga Vlora, e cila foli për News24, tha se kishte udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë, duke shprehur kritika të forta ndaj qeverisë.Pensionistja deklaroi se kishte ardhur nga Vlora me dy vezë të ziera në çantë dhe tha se pakënaqësia mes qytetarëve është e madhe.

“Edi Ramën zvarrë do e heqim! Pensionet nuk na dalin. Por këta janë si këta gjarpërinjtë. Më të këqij se këta gjarpërinj, Rama, Belinda, Berisha, të gjithë, janë gjarpërinj, të gjithë e kanë vendin këtu. Si nuk ngrihet ky popull?! Kam ardhur nga Vlora sot, me dy vezë të ziera në çantë. E gjithë bota është me ne, e pasqyron. Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, tha ajo.

GEAM Sh.p.k