Aktivisti Erjon Murataj, në një intervistë për Ora News, deklaroi se protesta qytetare do të vijojë edhe gjatë muajit gusht dhe se synimi i saj mbetet rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe përmbushja e pesë kërkesave të shpallura nga organizatorët.

Murataj hodhi poshtë pretendimet se protesta drejtohet nga forca politike apo individë të caktuar, duke theksuar se “pronar i protestës është çdo qytetar shqiptar”. Sipas tij, protagonizmi i disa personave mund të ketë ndikuar negativisht, por nuk ndryshon karakterin qytetar të lëvizjes.

Ai akuzoi policinë se kishte hartuar një plan për të shpërndarë protestuesit dhe pretendoi se efektivët kishin marrë urdhër për ndërhyrje dhe arrestime gjatë protestës.

Murataj kritikoi gjithashtu si mazhorancën ashtu edhe opozitën, duke i cilësuar Edi Ramën dhe Sali Berishën “bashkëfajtorë” për situatën politike në vend. Sipas tij, protesta synon që të dy figurat të përballen me drejtësinë.

Në intervistë, ai komentoi edhe incidentin e ndodhur në Kuvend me një dokument zyrtar, duke e cilësuar atë një “lojë të shpifur” mes palëve politike, që sipas tij largon vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve.

Murataj u shpreh gjithashtu se protesta ka sjellë jehonë ndërkombëtare për Shqipërinë, duke pretenduar se zhvillimet në vend po ndiqen nga institucione dhe faktorë ndërkombëtarë.

Ai shtoi se sistemi aktual politik duhet të ndryshojë rrënjësisht, pasi, sipas tij, është përgjegjësi për krizën politike dhe institucionale në vend.

Erjon MuratajSkenari i protestës, skenari i politikës dhe stabilitetit të 35 viteve. Postimi i Sali Berishës që në shesh do vijnë 7.000 traktorë, 120.000 fermerë e të tjerë e të tjerë, ishte diçka që ndoshta do duhej t’ia kursejë shqiptarëve. Të protagonistëm në skakierën politike bashkë-ortakun e tij Rama. Protesta e qartë ka thënë gjithmonë që jemi për t’i çuar përpara drejtësisë Ramën dhe Berishën.

Dje policia ka qenë me një plan masash in ekstremis, ka tentuar disa herë të na rrethojë duke bërë atë strategjinë çark që quhet në gjuhën policore. I jemi shmangur. Kam pasur informacion që në orët e para të mëngjesit që kanë pasur urdhër të na arrestojnë dhe të na godasin. Madje kjo na është thënë personalisht në barrikadën që ka qenë tek rruga e Elbasanit, tek ura e Lanës, nga një nga efektivët e FNSH-së që kemi urdhër që në orën 12:00 do ju godasim.

Rastësi që ora 12:00 ishte edhe ndërprerja e parlamentit dhe ne u zhvendosëm pastaj për nga krahu i Ministrisë së Brendshme, dolëm te sheshi Skënderbej. Megjithatë, protesta nuk ka ndryshuar asnjë strategji sepse protesta nuk ka drejtues. Pavarësisht zërave që mund të ketë për njerëz që luftojnë njëri-tjetrin si pronarë të protestës, nuk ka pronar protesta. Pronar i protestës është çdo qytetar shqiptar. Ndoshta protagonizmi i tepruar i disa njerëzve ndoshta ndikon për keq tek protesta, por s’kemi çfarë i bëjmë domethënë, ka njerëz që duan të jenë protagonistë dhe e kanë më të shenjtë protagonizmin se Shqipërinë. Nuk kemi çfarë i bëjmë kësaj, por protesta vijon, do të vijojë në gusht, do të vijojë deri në rrëzimin e Ramës dhe deri në përmbushjen e 5 pikave të shpallura nga protesta

2Jo absolutisht. Ka disa elementë të cilët janë pjesë përbërëse integrale e establishmentit, që duan të përfitojnë nga fakti dhe nga qëndresa e protestës. Ne këtë e kemi thënë, e kemi denoncuar pjesa më e madhe e aktivistëve, atyre që janë qytetarë realisht që e kanë hequr flamurin e partisë dhe po i shërbejnë Shqipërisë, e ka thënë këtë gjë. Padyshim që protesta ka grupe, ka lobe të cilat i atashohen Berishës, zëvendës Berishës, Agron Kuliçajt po deshët juve, i atashohet Belindës. Pra ka flukse shumë të vogla, flasim për individë ose për grupe shumë të kufizuara njerëzish të cilët luajnë interesat e establishmentit. Po kjo prapë nuk përbën lajm.

Domethënë, lajmi për shembull mund të përbënte se si një nëpunëse e paguar nga taksat e shqiptarëve në Kuvendin e Shqipërisë, i turresh nga mbrapa një deputeti që kishte marrë një letër në mënyrë… se di domethënë, se atje paguhen shumë njerëz te Kuvendi i Shqipërisë. Nuk mund t’i turret nëpunësja, një sekretare e administratës së Kuvendit nga mbrapa një deputeti. Tashi unë nuk gjykoj deputetin sepse në optikën time personale unë nuk e vlerësoj fare, domethënë nuk kam ndonjë vlerësim konkret për personin në.

Po janë bashkëfajtorë. Është një lojë  e shpifur e të dyja palëve. Edhe e deputetit që e merr, dhe e nëpunëses që e ndjek. Pra, këta kanë krijuar një model i cili edhe në sytë e publikut dhe në sytë e kamerave dhe në sytë e institucioneve shtetërore, të marrësh një dokument zyrtar, të ikësh me vrap dhe nëpunësi i shtetit të të ndjeki nga mbrapa, ndërkohë që paguhen 20 nëpunës të tjerë për të garantuar sigurinë e të tjerë e të tjerë… domethënë, t’ia paraqisësh shqiptarëve dhe ky është absurdi.

Kjo prapë nuk përbën lajm. Domethënë, lajm dihet për shembull mund të përbënte se si një nëpunëse e paguar nga taksat e shqiptarëve në Kuvendin e Shqipërisë i turresh nga mbrapa një deputeti që kishte marrë një letër, në mënyrë… se di domethënë, se atje paguhen shumë njerëz te Kuvendi i Shqipërisë. Nuk mund t’i turret nëpunësja, një sekretare e administratës së Kuvendit, nga mbrapa një deputeti.: Po, po deputeti duhet ta marrë. Tashi unë nuk gjykoj deputetin sepse në optikën time personale unë nuk e vlerësoj fare, domethënë, nuk kam ndonjë vlerësim konkret për personin në fjalë. Deputeti firmosi për të treguar dokumentin Folësi 1: Këta të dy janë bashkëfajtorë, këta, shiko, është një lojë e shpifurËshtë një lojë e shpifur e të dyjave palëve, edhe e deputetit që e merr, dhe e nëpunëses që e ndjek. Pra, këta kanë krijuar një model i cili edhe në sytë e publikut, dhe në sytë e kamerave, dhe në sytë e institucionit shtetëror, të marrësh një dokument zyrtar, të ikësh me vrap, dhe nëpunësi i shtetit të të ndjeki nga mbrapa, ndërkohë që paguhen 20 nëpunës të tjerë për të garantuar sigurinë e të tjerë e të tjerë. Domethënë, ia paraqisin shqiptarëve dhe ky është absurdi. Ditën që përgjegjshmëria e deputetëve duhet të ishte në Kuvendin e Shqipërisë aty, për të ndaluar abuzimin e kryeministrit dhe qeverisë, për t’i kërkuar llogari kësaj të fundit, çfarë ndodh? Ndodh që një deputet shkon e bëhet… objekt i këtyre memeve gazmore se si vete e merr dhe nëpunësja objekt i memeve gazmore se si vete e rrëzohet nga shkallët. Është absurdi shqiptar ky. Dhe për këtë janë shqiptarët.Jo, fajin e ka sistemi.Këtë sistem po duam ta rrëzojmë.

Absolutisht që ka ndryshuar. Shqipëria është kthyer në kryelajmin e mediave botërore dhe evropiane. Folësi 1: Po flasim për efektet e vetë protestës.: Po patjetër. Ti ke sot që flasim bashkë, në Kongresin Amerikan një kërkesë të sekretuar nga gjashtë kongresmenë ku kërkohet që Kongresi Amerikan të marri në hetim zyrtarisht qeverinë shqiptare, kryeministrin e Shqipërisë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, ëëë, për çështje si çështja Rama dhe çështje të tjera që ata i dinë më mirë se ne sepse kanë informacione të klasifikuara. Ndërkohë ke një  reagim shumë të fuqishëm të Parlamentit Evropian, të disa grupeve, të deputetëve të Parlamentit Evropian, duke filluar nga socialistët, nga partitë popullore, tek ambjentalistët.

Gjë që jo vetëm tregon që kanë ndryshuar shumë gjëra, por ne kemi dhe një gjë tjetër. Kemi Edi Ramën që ka dalur me një dokument. Po pra, dokument i cili, çfarë bën? Edi Rama në fillim kur ka ardhur në pushtet, ëëë, me shpresën e shumë shqiptarëve që do të bënte ndryshim, na ka paraqitur, ëëë, një fjalë si emrin ‘Rilindja’. Rilindja në fakt për shqiptarët është një nga momentet historike të cilat, me të cilat ne krenohemi, me rilindasit.

E zhbëri. E dhunoi në mënyrë të paimagjinueshme dhe sot është turp të thuash ‘Rilindje’. Nuk po themi se si katandisi PS-në, sepse sa kohë ata e mbështetën, i shkuan nga pas për 14 vite me radhë duke sakrifikuar dinjitetin dhe moralin për pushtet, është çështje e tyre. Unë jam i majtë që po ju flas, në gjenezë, por nuk gjej asnjë lloj përfaqësimi te kjo e majtë sot.  Edi Rama mbasi e përdhosi këtë gjë, vjen sot, mbas 14 vitesh në pushtet dhe mbasi na e ka dhënë njëherë besën ne shqiptarëve para 14 vitesh, na e rivjen.

GEAM Sh.p.k